Emigrantët i rikthehen tokës/ Historia e fermerit që ju kthye bujqësisë dhe tani është eksportues

20/05/2023 15:47

Pasi provoi emigracionin dhe një tjetër lloj biznes, Leonard Nako nga Zharreza e Patosit e ka kthyer vëmendjen tek bujqësia dhe veçanërisht në serat diellore.

“I kthyer nga emigrimi në Greqi në vitin 2000, dhe pas 15 vjetësh në një aktivitet bar-restorant, duke pare rënien e biznesit, aplikoi në programet e IPARD duke përfituar nga grantet për bujqësinë. Në vitin 2021 Leonardi nisi të ndërtoje 4 dynym sera diellore në vlerën e 10,2 mln leke të reja, ku 60 % financohet nga programi IPARD”, tha Leonard Nako-fermer.

Për Nakon është viti i dytë i prodhimit të varietetit “Kornishon” të kastravecit që eksportohet në Austri e Gjermani. Ky varietet është shumë i kërkuar në këto vende pasi përdoret në industrinë ushqimore në konservim dhe çmimi në eksport është shume i lartë.

“Vetëm me këtë sipërfaqe prej 4 dynym në 1 sezon arritëm të eksportonim vitin e kaluar 65 ton. Këtë vit prodhimi do jetë më i madh pasi shërbimet janë më të mëdha në plehërim. Deri tani jemi shumë të kënaqur dhe synojmë ta rrisim sipërfaqen e mbjellë me ketë kulturë në sera në 1 ha”, shtoi më tej fermeri.

Por ambicia e Leonardit për punën në bujqësi nuk janë vetëm serat. Ai ka mbjellë edhe një sipërfaqe prej 5 dynym në specat pikant për industrinë ushqimore duke firmosur një kontratë garancie për shitjen e prodhimit në Suedi.

Top Channel