Euro ka ndalur revanshin që po vijonte prej 12 Majit, duke kulmuar në nivelin e 113.43 lekëve.

Sipas bankës së Shqipërisë monedha europiane po tregtohet në nivelin mesatar 112.38 lekëve, ulje me 1.05 pikë, duke arritur në nivelet e para fushatës.

Ajo që vihet re në luhatjet e euros gjatë këtyre ditëve është zgjerimi i diferencës në shitje dhe blerje apo sicc quhen marzhet e tregtimit. Kështu nëse më 11 maj diferenca ishte 0.52 pikë, më 17 maj arriti në 1.22 pikë, rritje me gati 3 herë. Zgjerimi marzheve është një sinjal negativ se tregu po pëson luhatje të pajustifikuara.

Ngritja e euros nuk shpjegohet me statistikat zyrtare. Bankat  kryesore në vend raportojnë rezerva valutore të mëdha të euros, ndërsa kompanitë publike më të mëdha si KESH dhe OSHEE nuk po blenë energji duke nxjerrë euro jashtë vendit. Ekspertët mendojnë se luhatja e valutës ka si burim kryesor paranë informale

Tregu duket se është në shok psikologjik pas fushatës zgjedhore, ndërsa Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndërhyjë. Ndërkohë, historiku i kursit valutor tregon se gjatë sezonit veror euro do vijojë zhvlerësimin për shkak të prurjeve.

 

Top Channel