Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Baleri është arrestuar pak pas mesnate nën akuzën e “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është arrestuar pak minuta pas mesnate.

Ai është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.

Belerin e kanë shoqëruar dy persona në drejtim të komisariatit Himarë dhe më pas mësohet se është dërguar drejt Vlorës. Bashkë me të janë shoqëruar avokati i tij personal dhe një tjetër pjesë e stafit të punës.

Procesverbali

Top Channel