Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, rreth orës 13:00, ku një kamion është përplasur me një autobus.

Drejtuesi i autobusit tip “Benz” G. M., ka mbetur i bllokuar por me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse u bë e mundur nxjerrja e tij nga mjeti dhe po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Ndërsa shoferi i kamionit tip “Volvo” me drejtues V. M., është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Mësohet se pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime.

Sipas policisë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Maliq/Informacion paraprak Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”

Top Channel