Vizita në Kosovë, Lajçak kalon në këmbë urën e Ibrit: S’mund të rihapet vetëm me vendimin e njërës palë

11/05/2023 11:52

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pasi ka takuar këtë mëngjes në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka lëvizur në këmbë mbi urën e Ibrit.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën kaloi në veri.

Pas takimit me Hamzën, ai foli për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit, ku tha se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.

Lajçak e kaloi Urën e Ibrit në këmbë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Më 28 prill kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim që të qarkullojnë edhe mjetet motorike në urë, për të cilën Lajçak kishte thënë se nuk është koha e duhur.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti deklaroi ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u shpreh se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak theksoi nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht.

Sipas tij, BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA