Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika Themeluesi i grupit paraushtarak rus famëkeq Wagner befasoi me deklaratën e forcat e tij do të largoheshin nga qyteti ukrainas i Bakhmutit, të cilin ata po përpiqeshin ta pushtonin që nga vera e kaluar.
Komentet e Yevgeny Prigozhin, u interpretuan menjëherë si një lloj konfirmimi i pretendimeve për një përplasje mes tij dhe Kremlinit. Prigozhin tha se ata do të largohen më 10 maj për shkak të humbjeve të mëdha dhe furnizimeve të pamjaftueshme të municioneve.
“Unë deklaroj në emër të luftëtarëve të Wagnerit, në emër të komandës së Wagnerit se ne jemi të detyruar të transferojmë pozicionet nga vendbanimi i Bakhmutit në njësitë e ministrisë së mbrojtjes dhe të tërheqim trupat e mbetur të grupet në kampet e logjistikës. Unë po i tërheq njësitë nga Bakhmuti sepse në mungesë të municioneve ato janë të destinuara të humbasin në mënyrë të pakuptimtë. Shoigu, Gerasimov, ku i keni municionet? Njerëzit vijnë këtu si vullnetarë e po vdesin që ju të dhjamoseni rehat në zyrat tuaja”, tha Prigozhin.
Wagner ka qenë në krye të përpjekjeve së Rusisë për të marrë Bakhmutin në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës në Ukrainë. Nuk është ende e qartë megjithatë nëse deklarata e Prigozhin mund të merret seriozisht, pasi ai ka postuar shpesh komente impulsive në të kaluarën. Vetëm javën e kaluar ai tërhoqi një tjetër deklaratë të fortë, duke thënë se kishte bërë “shaka”.
Top Channel