Një buburrec në tapetin e kuq, ASAP Rocky hidhet nga turma/ Momentet më ‘ikonike’ të Met Gala 2023

03/05/2023 11:49

Met Gala këtë vit ishte i mbushur me të famshëm, të cilët i ishin përmbajtur pothuajse plotësisht temës: Dizajneri Karl Lagerfeld.

Eventi u mbajt në New York City, ndërsa kishte disa momente që mendohet se do të jenë të paharrueshme. Ja disa prej tyre.

@hypebeast Thoughts on the 2023 #MetGala? 👀 #MetGala2023 #TheMet #RedCarpet #KarlLagerfeld ♬ original sound – HYPEBEAST

1.Doja Cat “fliste” si mace

Reperi amerikan Doja Cat mbërrin për Met Gala 2023 në Muzeun Metropolitan të Artit më 1 maj 2023, në Nju Jork. - Gala mbledh para për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit. Tema e Gala-s 2023 është "Karl Lagerfeld: Një linjë bukurie".

Kur emri juaj i skenës është Doja Cat (mace) dhe ju kërkohet të nderoni një njeri që e donte macen e tij, pamja juaj në tapetin e kuq kujdeset vërtet për veten. Reperja amerikane nuk zhgënjeu, pasi kishte veshur një fustan me veshë maceje, ndërsa kishte proteza sportive të fytyrës për t’i dhënë vetes më shumë tipare si mace.

Edhe teksa merrej në pyëtje për të ditur më shumë rreth pamjes së saj, këngëtarja nuk fliste por vetëm mjaullinte, si një mace.

2.ASAP Rocky që hidhet nga turma

A$AP Rocky News

Një një video virale që qarkullon në Internet, ASAP Rocky, i dashuri i Rihannës shihet “në përleshje” me turmën, teksa mundohet të dalë prej saj i maskuar. Njerëzit pa e ditur se kush është nuk lejonin që ai të kalonte, por kur hidhet dhe del prej tyre, reperi zbulon identitetin dhe të gjithë mbetën të shtangur.

3.Një buburrec në tapetin “e kuq”

A cockroach struts Met Gala 2023 red carpet, steals spotlight from the stars | Marca

Një buburrec mori të gjithë vëmendjen në Met Gala për disa minuta.

Ai u shfaq në tapetin ku kalonin të famshmit, dhe të gjithë drejtuan gishtin nga insekti, ndërsa një fotograf i bën foto.

4.Jared Leto i maskuar tërësisht si një mace

ared Leto, i veshur si macja e Karl Lagerfeld, Choupette, merr pjesë në Met Gala 2023 duke festuar "Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë" në Muzeun Metropolitan të Artit më 01 maj 2023 në qytetin e Nju Jorkut.

Aktori Jared Leto gjithmonë ka dhënë disa nga pamjet më të çmendura në Met Gala – por ai vërtet e tejkaloi veten këtë vit.

Fituesi i Oskarit u shfaq i veshur fjalë për fjalë si një mace. Jemi me fat që ai vendosi të hiqte kokën e tij gjigante të maces ndërsa pozonte për fotografi – ose mund të mos e kishim ditur kurrë se ishte ai.

5.Rihanna dhe ASAP Rocky, së bashku në tapetin e kuq

Met Gala 2023: Rihanna Makes A Fashionably Late Entrance In Floral Masterpiece

Kur Rihanna dhe ASAP Rocky dalin në publik, të gjithë sytë janë nga ata.

Përveç paraqitjes së mahnitshme, njerëzit u fiksuan pas mënyrës se si ata të dy e trajtojnë njëri tjetrin

Top Channel