Video/ Drejtori i shkollës tmerrohet dhe ia fut vrapit, kur ballafaqohet me një ari në koshin e plehrave

02/05/2023 13:42

Pamjet e kamerave të sigurisë, kanë kapur momentin kur një drejtor shkolle, u përball me një ari teksa zhbllokonte kapakun e një kosh.

James Marsh po hiqte një bllokues, i projektuar për të penguar arinjtë të hanë mbetje ushqimore. Në këto momente ariu nxjerr kokën dhe del menjëherë nga koshi.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore Zela në Summersville, Virxhinia Perëndimore.

“Kush thotë se drejtorët nuk e meritojnë pagesën e rrezikut”, shkroi Bordi i Arsimit i Qarkut Nicholas në videon e shpërndarë  në rrjetet sociale.

Top Channel