“Ushqimin e marr te Kisha”/ Historia e nënës me djalin e sëmurë me autizëm, nga denoncimi për dhunë në “Fiks Fare” te vështirësitë ekstreme ekonomike
Tre persona janë arrestuar në Korçë, Pogradec dhe Devoll, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan 58-vjeçarin në kërkim F. B., banues në fshatin Menkulas, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin O. L., banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë, me një përforcues grushti, një 30-vjeçar. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me përforcuesin e grushtit.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin D. T., banues në fshatin Braçanj, Devoll, pasi u kap në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Top Channel