Kur kanë mbetur afro dy muaj nga çelja e sezonit turistik veror dhe pritet të mbërrijnë charteret e parë me turistë, operatorët turistikë kërkojnë cilësi në ofrimin e shërbimeve pasi druajnë se mund të jenë në nivelin e duhur për shkak të ikjes së stafit të kualifikuar drejt Gjermanisë dhe rekrutimit të stafit të vendeve aziatike.

“Edhe staf i thjeshtë po merret nga vendet aziatike, njerëzit e kualifikuar kanë ikur në Gjermani dhe Greqi, sepse po kërkon kamarierë me 1 mijë euro pagën plus akomodimi e ushqimi i siguruar nga ata. Nëse ne kemi arrit standartet sa i përket akomodimit, duhen justifikuar, kemi rritur dhe çmimet por nëse nuk ia kthejmë me një shërbim cilësor do të kemi review të keqe.”– tha Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Kasa thekson se turizmit i mungojnë rreth 100 mijë vende pune.

Deri më tani janë mbyllur prenotimet pothajse në 80% të kapacitetit ndërkohë që kërkohet të shtohen chartera shpjegon Kasa.

Në një takim ndërmjet operatorëve u diskuta për krijimin e lehtësirave dhe subvencionimin e subjekteve që punojnë vetëm 6 muaj dhe gjatë dimrit janë të detyruar të mbyllin aktivitetin.

Top Channel