Nëse qëndroni shumë gjatë për të shkrepur një selfie apo foto të ndryshme në Portofino të Italisë ju mund të gjobiteni me 275 euro.

Kjo është masa është ndërmarrë pasi në këtë komunë ka zona të caktuara ku krijohet një fluks i madh njerëzish në oraret të ndryshme gjatë ditës jo vetëm në kohë normale por edhe në ditë festash.

Kryebashkiaku i Portofinos Matteo Viacava ka deklaruar se turistët që ndalojnë për të bërë foto shpesh here bllokojnë trafikun dhe rrugët e vendit. Ndëshkimi me gjobë hyri për herë të parë në fuqi përgjatë fundjavës së Pashkëve, kur Portofino ishte tejmbushur me turistë.

Rregullat e reja janë të vlefshme çdo ditë nga mëngjesi deri në orën 18:00. Duke ditur fluksin e turistëve përgjatë sezonit të verës është planifikuar që këto masa të zgjasin deti në muajin tetor. Gjobat për qytetarët që bëjnë foto duke u ndaluar për një kohë të gjatë në një vendodhje të caktuar do të vendosen vetëm në disa zona të Portofinos që janë përcaktuar si “zona të kuqe”.

Kjo komunë e Italisë e njohur për bregdetin e saj mahnitës dhe shtëpitë shumëngjyrëshe me pamje nga deti nuk ështe e vetmja zone që po krijoj ndalime për selfie apo foto pasi rregulla të ngjashme ka edhe në zona të caktuara të Shteteve të Bashkuara, France apo edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA