Leonardo DiCaprio nuk ka më interes për Gigi Hadid, shfaqet në Coachella me supermodelen Irina Shayk

17/04/2023 12:33

Irina i dha fund çdo thashethemi për pajtim mes saj dhe Bradley Cooper.

Modelja me origjinë ruse u fotografua duke u dukur komode me Leonardo DiCaprio në Coachella gjatë fundjavës.

Aktori fitues i Oskarit dhe Shayk morën pjesë në karnavalin Neon të Levi dhe Tequila Don Julio të shtunën vonë dhe festuan deri të dielën herët, megjithatë e pranishme me grupin ishte edhe modelja Stella Maxwell, e cila është një mike e gjatë e DiCaprios.

Shayk për herë të fundit u lidh publikisht me Cooper, me të cilin ndajnë vajzën 6-vjeçare Lea De Seine Shayk Cooper.

Ish-çifti u nda në vitin 2019 pas katër vitesh lidhje, por burimet thanë se dyshja dëshirojnë një fëmijë të dytë pasi shkuan në një udhëtim familjar së bashku.

Cooper, 48 vjeç, mendohet se ndjeu të njëjtën gjë dhe u pajtua me dëshirën e ish-it të tij.  Megjithatë, foshnja nr. 2 nuk u realizua, por ata mbeten miq dhe të përkushtuar ndaj bashkë-prindërimit të vajzës së tyre.

Ndërkohë, ylli i “Titanic”, 48 vjeç dhe e dashura Camila Morrone u ndanë gjatë verës pas katër vitesh lidhje – dhe veçanërisht pasi ajo mbushi 25 vjeç. Që atëherë, thashethemet kanë qarkulluar se ylli i “Revolution Road” është lidhur me 27-vjeçaren Gigi Hadid.

Pasi Hadid dhe DiCaprio u panë gjatë Javës së Modës në Nju Jork, një burim na tha se ata nuk kishin diçka serioze me njëri-tjetrin.

“Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj”, shtoi burimi, duke iu referuar Hadid dhe fëmijës së ish-Zayn Malik, Khai.

Top Channel