“Do bëhet si ishulli i Jeffrey Epstein”/ Dezinformime nga propaganda ruse, çfarë thonë në rrjetet sociale për projektet në Zvërnec dhe Sazan
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Durrës, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
Sakaq, janë pezulluar në total, 27 leje drejtimi, nga të cilat 23 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 4 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.
Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Top Channel