Shihni si një elefant në kopshtin zoologjik të Berlinit, ka mësuar të qërojë bananen (Video)

11/04/2023 14:03

Të shijshme, të pasura me kalium, bananet janë me të vërtetë një nga ushqimet më të mira.

Dhe nuk janë vetëm njerëzit që mendojnë kështu, pasi ajo është e preferuar dhe nga kafshët, duke përfshirë gorillat, lakuriqët e natës dhe elefantët. Shumicën e kohës, elefantët mbledhin bananet me feçkën e tyre dhe e fusin të gjithë në gojë.

Megjithatë, një elefant aziatik në kopshtin zoologjik të Berlinit, ka mësuar se si t’i heqë lëkurën bananes dhe ta konsumojë.

Pamjet e filmuara tregojnë mënyrën se si elefanti përpiqet t’i heqë lëkurën bananes me feçkën e tij. Shkencëtarët besojnë se elefanti ka të ngjarë ta ketë mësuar këtë teknikë duke parë kujdestarët e saj të kopshtit zoologjik që i qëronin vetë bananet.

Kjo gjë na sugjeron se elefantët kanë aftësinë njohëse për të mësuar.

“Ne zbuluam një sjellje shumë unike, mënyra se si e qëron lëkurën e bananes, na bën të kuptojmë shkathtësinë  e tij”, tha Dr Michael Brecht, nga Qendra e Humboldt-Universität zu Berlin për Neuroshkencën Kompjuterike Bernstein.

Top Channel