Xhensila Myrtezaj feston 30-vjetorin, merr urimin special nga Besi: Gjysma ime më e mirë!

09/04/2023 16:16

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, feston sot ditëlindjen, duke mbushur plot 30 vite jetë.

Krahas urimeve të shumta nga fansat, miq dhe të afërm, ‘qershia mbi tortë’ është padyshim urimi “bio” i bashkëshortit të saj, Bes Kallaku.

Përmes një dedikimi të veçantë dhe plot dashuri, aktori dhe këngëtari i ka uruar gjysmës së tij më të mirë gëzuar në Instagram.

“Urime ditëlindjen, e mira, e bukura, e ëmbla, mami më e mira në botë. Gjysma ime më e mirë. Të dua, të duam”- shkruan Besi, teksa mesazhin e shoqëron me një foto familjare.

Dyshja, prej kohësh në një lidhje dashurie, vendosën ta kurorëzojnë dashurinë në martesë vetëm më 2 shtator të vitit 2017. Fryt i kësaj dashurie është vajza e tyre e vetme, Ajka.

Top Channel