SPAK thërret ministren Xhaçka/ Pyetet për privatizimin e bazës së Lemionit në Sarandë

07/04/2023 11:13

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka u thirr nga SPAK për të folur mbi pronat e ushtrisë, një çështje e denoncuar nga ish ushtarakë të lartë prej 2021. 

Për gati një orë funksionarja e lartë dha qëndrimin e saj në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat. SPAK nuk dha informacion mbi pyetjen e ministres e cila ndryshe nga radha e parë,  shmangu dhënien e detajeve për mediat.

Midis shumë çështjeve për ushtrinë që po trajtohen nga prokurorët e posaçëm, kallëzimi për portin e Limioinit u dorëzua nga gjenerali Artur Mecollari.

Ne cilësinë e ish zv.komandantit të Flotës Detare, Mecollari e akuzon Xhaçkën dhe ish-shefin e shtabit Bardhyl Kollcakun për shpërdorim detyre, mashtrim dhe korrupsion.

Sipas Mecollarit, funksionarët anashkaluan flotën detare gjatë procedurave për dhënien me qera të pronës së ushtrisë  në Sarandë .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA