Beteja e pranverës riktheu për herë të pestë në Tiranë britaniken Audry Glover si kryesuese e misionit të vëzhguesve të ODIHR.
Ndalesën e parë delegacioni monitorues e pati në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku u njohën me situatën parazgjedhore fillimisht nga Komisoneri Ilirjan Celibashi e më pas nga anëtarët e dy organeve te tjera.
Celibashi: Mikpritëm sot në Shefen e Misionit të , Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve vendore te 14 majit, si edhe sfidat e deritanishme. Theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë.
Emri i Audry Glover nuk është i panjohur për klasën politike shqiptare, aq më pak për një aktor, Sali Berishën. Njohja e shefes së misionit të OHDIR me liderin historik të së djathtës daton në zgjedhjet problematike të vitit 1996, kohë kur Berisha e përfshiu ambasadoren britanike në listën e njerëzve të “padëshirueshëm”, për shkak raportit te hidhur të saj për zgjedhjet.
Por, hija e Glover do përndiqte Berishën edhe në procesin zgjedhor të 2009 dhe të 2015. Hera e fundit kur ambasadorja britanike shkeli në Shqipëri ishte gjatë monitorimit të zgjedhjeve lokale të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Këtë herë nuk ka bojkot, por përçarje të thellë në kampin blu.
Sali Berisha merr pjesë në garën vendore përmes kandidatëve që i ka strehuar tek aleatët e tij, por fati e do që ai të përballet sërish me britaniken Glover që dikur e shpalli “armike”.
Top Channel