Me zgjedhjet pas porte, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje duke shtuar presionin ndaj partive politike për listat e kandidatëve dhe financimin e fushatës.

Një ditë pasi përcolli mesazhin e shefave te saj në Uashington që personat e shpallur non grata të mos përfshihen në zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja Yuri Kim bashkë me diplomaten e BE Christine Hohman trokitën në zyrën e Ilirjan Celibashit pak minuta para se ai  të miratonte listat e kandidatëve për Kryebashkiak.

“Bashkëbiseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë, dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtinë e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur. Ambasadoret theksuan se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje”, tha Ilirjan Celibashi.

Port krahas presionit të shtuar amerikan, kandidatët që kanë bekimin e Sali Berishës kaluan filtrin e KQZ  në 11 Bashki.

Në morinë e Bashkive që morën dritën jeshile, spikati gara për Tiranën ku pretendent janë 6 kandidat. Socialisti Erion Veliaj, sfidohet nga demokratët: Belind Këlliçi dhe Roland Bejko, një ish-deputete demokrate Lajla Pernaska, aktivisti Arlind Qori dhe komunisti  Marko Dajti  falë  mbështetjes së deputetit demokrat Flamur Noka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA