Foto/ Miliona amerikanë në rrezik nga moti ekstrem, tornadot vrasin shumë banorë në Misuri

05/04/2023 16:56

Një tornado ka shkaktuar “plagosje të shumta dhe vdekje të shumta” në Misuri, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Tornado u zhvendos përmes qarkut Bollinger, rreth 50 milje në jug të St Louis, të mërkurën në mëngjes, tha rreshteri Clark Parrott i Patrullës së Autostradave të Shtetit të Misurit.

Zyrtarët thanë se një operacion kërkimi dhe shpëtimi ishte nisur dhe aktualisht nuk dihet se sa njerëz ishin plagosur apo vrarë.

Raportohet se 85 milionë amerikanë janë në rrezik nga moti ekstrem të mërkurën.

Ajo vjen pasi sistemi i stuhisë kishte goditur gjithashtu pjesë të Illinois, Iowa dhe Michigan.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA