Kosova nuk u shfaq në hartë gjatë Konventës së turizmit/ Rama: E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren me kësi luftërash

05/04/2023 17:08

Pas shumë akuzash për heshtje të kryeministrit ditën e djeshme në Konferencën ndërkombëtare të turizmit, ku gjatë prezantimit nga Spanja nuk u shfaq në hartë Kosova si shtet por si pjesë e Serbisë, ka reaguar kryeministri Rama me anë të një postimi në Twitter.

Rama u shpreh se kombit nuk i erdhi asnjë gjë e keqe nga shfaqja 1 minutëshe e asaj harte, por sipas tij e keqja kombit tonë i vjen nga ata që merren me luftëra të tilla duke krijuar ndasi mesh shqiptarësh.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftërash pa lidhje mes shqiptarësh!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA