Kim Kardashian e Katy Perry ngjajnë vetëm me ‘fytyrat e tyre të shëmtuara’ pas të qarës në programin ‘America Idol’ (fotot)

05/04/2023 16:18

Katy Perry ka shfaqur së fundmi dhe fytyrën e saj të shëmtuar, teksa përlotej në një moment emocional të programit të talenteve ‘American Idol’… ndërsa mori mbështetje nga Kim Kardashian.

Perry, 38 vjeçe u emocionua gjatë performancës finale të këngëtarit 22-vjeçar Fire, kolegia e duetit e të cilit Kaya Stewart, u ndje sëmurë dhe u tërhoq nga kompeticioni.

Kur vetë Fire nis të përlotej, si Katy Perry dhe këngëtari Lionel Richie nuk i mbajtën dot emocionet.

Pas transmetimit Perry postoi një video të momentit në Instagram me komentin: “Kjo është fytyra ime e shëmtuar, nëse ndjekim #idol të gjithëve do të na dalë një e tillë”.

Kim Kardashian iu përgjigj komentit duke shkruar: “Të gjithë e kemi nga një të tillë”.

Kardashian gjithashtu ka treguar disa ‘fytyra të shëmtuara të vetes’ sidomos gjatë serialit ‘reality TV’ “Kardashians” që janë kthyer në ‘meme’ të njohura në rrjet.

Ajo tha se i pranonte momentet me fytyrë të shëmtuar dhe jepte mbështetjen e saj për Perry në Instagram, shkruan rrjeti Daily Mail.

Perry pyeti më pas këngëtaren e sëmurë nëse do të largohej nga shfaqja, dhe Stewart tha: “Po, fakti që nuk po këndoj do të thotë se nuk do të jem më në këtë kompeticion”.

Në atë moment ajo u përfshi nga emocionet dhe u largua nga skena.

FOTO GALERI
5/5
Perry, 38 vjeçe u emocionua gjatë performancës finale të këngëtarit 22-vjeçar Fire, kolegia e duetit e të cilit Kaya Stewart, u ndje sëmurë dhe u tërhoq

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA