Balla nga Fieri: Faturat e Kryemadhit janë vetëm maja e ajsbergut! Në vend që të sqarojë kërcënon mediat

05/04/2023 19:25

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë një takimi ditën e sotme me qytetarë të Fierit, ka komentuar sërish pagesat që ish-zonja e parë Monika Kryemadhi ka marrë nga kompani ruse.

Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk  do të ndalet deri sa ti shkoje në fund dhe të zbulojë të vërtetën e këtyre pagesave.

Balla tha se Kryemadhi në vend që të kërcënojë mediat duhet t’i japë një shpjegim qytetarëve rreth pagesave të rrjedhura nga kompanitë ruse.

“Prej sot në çdo lagje të qytetit Fier edhe anëtarët e Këshillit bashkiak të njihen me zgjedhësit e ti kërkojnë besimin. Këto zgjedhje nuk duket të jenë të vështira sa i përket ofertës që kanë para deputetët. Rezultati i 14 majit do të jetë 6 me 0 për Fierin sepse do i japim një përgjigje që i shkon për shtat Metës e Berishës. Socialistët mezi kanë pritur t’i kenë përballë të dy bashkë Berishën e Metën. Këto ditë opinioni publik është njohur me një fakt që është maja e ajsbergut e një historie financimesh ruse për dyshen Berisha Meta dhe në vend që bashkëshortja e ish-presidentit, deputetja e Fierit të dalë e të sqarojë se nga vijnë këto pagesa dividentësh të të qënurit aksionerë në kompani me përfituesit e pushtetit të Putinit kërcënon se do të padisë mediat. Gjëja e parë që duhet të bëje një politikan është të dalë para publikut e të sqarojë se si a mundësi që përfituesit e drejtpërdrejtë të Putinit financojnë deputeten e Fierit. Ne nuk do të heshtim, asgjë nuk është e rastësishme nga financimet e Rusisë për Saliun e Metën.”– u shpreh Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA