Audrey Glover është caktuar Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Misioni pritet të mbërrijë në Tiranë të premten për të zhvilluar një tur takimesh me drejtuesit e KQZ institucioni përgjegjës i organizimit të zgjedhjeve si edhe përfaqësues të partive politike.

Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Për herë të parë në vitin 1996 ajo do të kryesonte misionin afatgjatë të vëzhgimit, ndërsa gjetjet e raportit te saj do hasnin kundërshti të fortë nga qeveria Berisha.

ODIHR do t’i besonte asaj edhe drejtimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, ndërsa në të njëjtin post do rikthehej edhe për zgjedhjet e vitit 2015 si edhe ato të 2019, të cilat opozita i bojkoti.

Për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit, ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA