Trump u arrestua zyrtarisht, turma të mëdha mblidhen jashtë gjykatës: Persekutim politik

04/04/2023 20:28

Ish-presidenti Donald Trump tani është dorëzuar tek autoritetet amerikane dhe është zyrtarisht i arrestuar në Nju Jork. Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së që një president aktual apo ish-president vendoset në këtë pozicion.

Sidoqoftë, krahas republikanëve dhe familjes së tij, të cilët e konsiderojnë arrestimin e ish-Presidentit “persekutim politik”, përballë ambienteve të gjykatës në Manhattan janë mbledhur qindra protestues për të kundërshtuar vendimin.

Sikurse mund të shihet nga pamjet, mbështetësit pro-Trump ashtu edhe ata kundër-Trump ishin rreshtuar në rrugë përpara se ish-presidenti të mbërrinte në gjykatë këtë mbrëmje.

Po ashtu, masat janë shtuar në korridorin e gjykatës, ndërsa shihen oficerë të shumtë të rendit. Ndërtesa u pastrua plotësisht nga të gjitha seancat e tjera dhe iu nënshtrua një pastrimi të plotë sigurie përpara se ish-presidenti të vinte.

Vlen të theksohet se, pavarësisht se është arrestuar, ai nuk do të vihet në pranga sipas kërkesës së shërbimit sekret.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel