Rama publikon pamje nga punimet në kantierin e Poligonit të parë publik në Fushë-Prezë

04/04/2023 08:12

Kryeministri Rama ka publikuar një Facebook pamje nga punimet në kantierin e Poligonit të parë publik në Shqipëri, ku do mundësojë testimin e manovrave të parkimit për Leje Drejtimi.

Objekti i ri, i cili po ndërtohet në Fushë-Prezë, Tiranë dhe do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të leje drejtimit.

“Mirëmëngjesi dhe me punën që vijon në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale në Fushë-Prezë, Tiranë, ku në një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të kthehet në hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative për moshat e reja, stacion trajnimesh profesionale, si edhe do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë, ju uroj një ditë të mbarë?”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.

Top Channel