Nëse Ukraina rimerr Krimenë do të çmontojë urën 12 milje që lidh Rusisë me gadishullin 

02/04/2023 16:17

Ukraina deklaroi se do të çmontojë një urë prej 12 miljesh që bashkon Krimenë me Rusinë, nëse ata rimarrin gadishullin.

Sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov, u shpreh se ukrainasit që kanë punuar për administratën e emëruar nga Moska mund të ndiqen penalisht.

Ai shtoi se qytetarët rusë që u shpërngulën në Krime pas vitit 2014 do të dëboheshin, ndërsa ushtria përgatitet për një kundërofensivë pranverore.

“Do të ishte e gabuar të trajtoheshin seriozisht komentet e njerëzve të sëmurë. Ata duhet të kurohen, dhe kjo është ajo që ushtria jonë po bën tani”, tha kreu i Sevastopolit i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev për agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

Ura, më e madhja në Evropë, u dëmtua nga një kamion bombë në tetor, megjithëse Ukraina nuk mori përgjegjësinë.

Rusia që atëherë ka riparuar urën dhe ka rivendosur rrjedhën e furnizimeve ushtarake në Krime.

Top Channel