Zelensky paralajmëron një Nuremberg të ri në Ukrainë: Ne do të çlirojmë tokën dhe njerëzit tanë nga skllavëria ruse

01/04/2023 10:06

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se do të përsëritet historia e qytetit gjerman të Nuremberg në Ukrainë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Zelensky tha me bindje se ukrainasit do t’ia arrijnë të çlirojnë atdheun dhe gjithë popullin nga skllavëria ruse.

“Ne do të çlirojmë tokën tonë dhe të gjithë njerëzit tanë nga skllavëria ruse. Dhe do të vijë një ditë kur bota do ta kuptojë se drejtësia është rivendosur për Ukrainën. Do të ketë një Nuremberg të ri kundër rusëve”, tha Zelensky.

Top Channel