LIVE/ “Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, në orët e mbrëmjes kemi shtim të vranësirave, duke sjellë reshje shiu të pakta deri në mesatare.
Reshjet do të fillojnë në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Sakaq, pritet të jenë me intensitet më të ulët në jug dhe me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në qendër dhe veriperëndim.
Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 1-3 ballë.
Top Channel