“Jemi të njohurit e tu”, si u mashtrua 70-vjeçari me inteligjencë artificiale dhe iu morën 100 mijë euro
Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit Bilishtit, ku një makinë ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me motor.
Sipas informacioneve drejtuesi i motorit u dërgua fillimisht në spitalin e Bilishtit, dhe më pas drejt spitalit të Korçës për mjekim.
“Më datë 31.03.2023, rreth orës 10:15, në qytetin e Bilishtit, një motomjet me drejtues shtetasin K. Z., rreth 26 vjeç, banues në Bilisht, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin E. Sh.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit K. Z., i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit shtetasin E. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Top Channel