Në Vlorë ndodh çudia/ U konfliktuan me burrin e motrës, dy vëllezërit e shtypin me makinë! Vihen në kërkim nga policia

31/03/2023 11:16
Foto Ilustruese

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ditën e djeshme – për shkak të një konflikti familjar – kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se të shpallur në kërkim janë shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Kot.

Sakaq, i dëmtuari 38-vjeçari me inicialet A. M., banues në Vlorë, aktualisht ndodhet në kujdesin mjekësor në spital.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel