Foto Ilustruese

Një person është arrestuar në Tropojë, pasi mbante armë zjarri pa leje.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. H., në fshatin Degë, gjatë të cilit kanë gjetur një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Arma dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sakaq në vijim të veprimeve shtetasi D.H. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel