I moshuari në Kamëz humb adresën, policia kërkon ndihmën e qytetarëve (foto)

31/03/2023 16:34
Foto Ilustruese

Një i moshuar ka humbur adresën në Kamëz, ndërsa policia i ka bërë thirrje qytetarëve t’i vije në ndihmë për identifikimin e tij. 

I moshuari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk e mban mend banesën ku jeton.

Policia fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2023, është konstatuar në Kamzë, i vetëm, një i moshuar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
I moshuari nuk mund të identifikohet, nuk e mban mend banesën ku jeton dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Top Channel