Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për shkelje të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i administrimit të menjëheshëm të kallëzimeve të marra për 2 raste vjedhjesh, kanë vënë në pranga shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi gjatë 2 muajve të fundit, iu ka vjedhur biçikletat, 2 shtetasve të ndryshëm. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 39-vjeçari.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi O. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Top Channel