Çfarë mund të ndodhë me procesin ligjor kundër Trump dhe sa ndikon ai në rikandidimin e tij për President

31/03/2023 10:05

Aktakuza në çështjen e parë penale të ngritur ndonjëherë kundër një presidenti të SHBA-së është e vulosur, çka do të thotë se nuk dihet saktësisht akuza apo akuzat me të cilat përballet Donald Trump.

Por çfarë mund të ndodh më pas në procesin ligjor? Kur do të bëhet publike aktakuza?

Nuk është e qartë se kur do të ndodhë kjo, por prokurori i qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg mund t’i kërkojë gjykatës të zbardhë akuzat përpara se Trump të paraqitet në seancën dëgjimore për t’u njohur me akuzën, që pritet të ndodh javën e ardhshme, ose të presë seancën e parë përpara një gjyqtari.

A do të arrestohet?

Avokatët e Trump kanë treguar se ai do të dorëzohet dhe nëse çështja shkon përpara për gjykim, ish-presidenti amerikan mund të procedohet diku brenda zyrës së prokurorit të qarkut në Lower Manhattan.

Procesi i arrestimit zakonisht përfshin shkresat, marrjen e gjurmëve të gishtërinjve, qëndrimi para murit të të akuzuarve për t’i shkrepur një fotografi, si dhe kontrollimin e çdo akuze penale të pazgjidhur. Kur të jetë zyrtarisht i arrestuar dhe në paraburgim nga oficerët e policisë, ai nuk do të jetë më i lirë të largohet.

Është e paqartë nëse ai do të vihej në pranga për shkak të kodit të mbrojtjes së Shërbimit Sekret.

Çfarë ndodh në gjyq?

Mendohet se ish-presidenti amerikan do të paraqitet personalisht për akuzën e tij, e cila pritet në fillim të javës së ardhshme. NBC News konfirmoi se gjykimi do të kryesohet nga gjyqtari Juan Merchan, i cili ishte së fundi edhe në gjykimin e çështjes kundër Organizatës Trump për mashtrim tatimor.

Është hera e parë që akuzat kundër tij do të lexohen në gjykatë të hapur dhe ato do të pasohen nga një lutje nga Trump ose një avokat që vepron në emër të tij. Më pas ai do të lirohej për të marrë pjesë në gjykatë në një datë tjetër.

A mund të kandidojë ende Trump për president?

Po, pasi kallëzimet penale ose dënimi janë ende në pritje.

Sa kohë do të marrë kjo çështje për të dalë në gjyq?

Kjo mund të marrë pak kohë, pasi Trump ka thënë se do të luftojë akuzat kundër tij. Ai ka të drejtën e “zbulimit” të provave të mbledhura nga prokurorët kundër tij. Sakaq, avokatët e Trump ka të ngjarë të paraqesin mocione paragjyqësore në përpjekje për të pushuar çështjen për arsye ligjore.

A përballet Trump me burg nëse dënohet?

Teorikisht, po. Akuza e falsifikimit të të dhënave të biznesit në shkallën e parë është një krim i nivelit të ulët në SHBA, me burgim deri në katër vjet.

Top Channel