Një tren që transportonte etanol doli nga shinat, ndërsa vagonët shpërthyen në flakë në zonën e Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për shkak të situatës alarmante banorët vendas u evakuuan menjëherë për të shmangur tragjeditë, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Pasi treni doli nga shinat shpërtheu në flakë, të cilat u përhapën me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Nuk dihet shkaku që ka sjellë aksidentin e rëndë por rruga kryesore u bllokua dhe ende nuk është hapur.
Autoritetet vendase raportuan se ekspertët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetohet deri në detaje, njëkohësisht banorët ende nuk duhet të kthen në shtëpitë e tyre.
Shkollat dhe kishat tashmë do të jenë streha e tyre, deri në një njoftim të dytë e cila do të bëhet në bazë të sigurisë.
Dalja nga shinat vjen pasi një tren mallrash në Norfolk Southern që transportonte materiale të rrezikshme doli nga shinat më 3 shkurt në Palestinën Lindore.
Ky aksident bëri që të digjeshin kimikateve toksike në disa nga vagonët e dalë nga shinat për të parandaluar një shpërthim.
Përplasja shkaktoi një evakuim të rreth 2500 banorëve, një përgjigje emergjente të shumë agjencive dhe shqetësime të vazhdueshme midis banorëve për ndikimet afatgjata shëndetësore.
Top Channel