I vodhi me dhunë çantë e dorës të miturës, kapet 24-vjeçari në Berat
27/03/2023 14:30
Një 24-vjeçar nga Berati është vënë në pranga pasi i vodhi me dhunë çantën e dorës një vajze të mitur.
Pas njoftimit për rastin e vjedhjes me dhunë në lagjen”30 Vjetori”, u bë menjëherë identifikimi i dhe lokalizimi i autorit me iniciale S.K dhe u arrestua në flagrancë.
Nga pamjet filmike dhe provat e tjera të siguruara, ka rezultuar se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë, çantën e dorës vajzës së mitur e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Top Channel