Ngjarja e rëndë e ndodhur pas mesnate, ku godina e televizionit më të madh kombëtar ishte objekti i një sulmi me armë zjarri, është përcjellë me shqetësim të madh nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Godina e një mjedisi mediatik për AMA-n është një goditje e demokracisë, goditje e lirisë së fjalës dhe i mendimit të lirë. AMA i kërkon autoriteteve ligjzbatuese të veprojnë me shpejtësi për të zbardhur ngjarjen e për të çuar drejt përgjegjësisë penale autorët e kësaj ngjarjeje.

Ngjarja e paprecedentë ka marrë jehonë kudo aq sa kanë reaguar institucione të lidhura pse jo me politikën, madje edhe qytetarë të thjeshtë në mbështetje të gazetarëve të Top Channel dhe të gjithë punonjësve të Top Medias. Në solidaritet të gazetarëve është shprehur edhe Unioni i Gazetarëve.

Një reagim i fortë ka ardhur nga Shoqata e Gazetarëve profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve, të cilët dënojnë sulmin i cili sipas tyre cenon sigurinë e medias dhe e bën edhe më të vështirë klimën në të cilën punojnë gazetarët sot. Të dyja shoqatat kërkojnë zbradhjen me shpejtësi dhe transparencë të rrethanave të ngjarjes.

Në mbështetje të Top Channel dhe të gjithë gazetarëve e punonjësve të saj janë shprehur edhe të gjitha mediat televizive në vend të cilët i kanë bërë jehonë lajmit të kësaj ngjarjeje të paprecedentë.

 

Top Channel