Me ftesë të Begajt, Presidenti austriak zbret nesër në Tiranë! Do të pritet me ceremoni zyrtare

26/03/2023 14:14

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pret ditën e nesërme në një vizitë zyrtare Presidentin e Austrisë, Alexandër Van der Bellen.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenca, teksa përmes një njoftimi për mediet është bërë me dije edhe agjenda që do të ndiqet Van der Bellen.

Begaj do të mirëpresë Presidentin e Austrisë në Institucionin e Presidentit me një ceremoni shtetërore, dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve, në të cilën do të informohemi për detajet rreth takimit.

Agjenda e vizitës:

10:30  –  Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

17:00-  Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA