Arben Abazaj braktisi qytetin për t’u marrë me blegtori dhe bujqësi. Nga një vlonjat me pasion për detin dhe poezinë, Arbeni ka tre vite që i është përkushtuar rritjes së deleve dhe dhive.

Në fshatin Xhyherinë shkoi me vetëm dy mijë lekët të vjetra në xhep dhe me një dhi. Atje mori një fermë me qira për të siguruar jetesën së bashku me babanë e tij.

Në Xhyherinë një fshat jo shumë larg qytetit të Vlorës në buzë te lumit Shushica Arbeni ia doli vetëm me sakrificë që nga 1 dhi të mbarështojë 150 krerë bagëti dhe pretendon që ta dyfishojë stallën.

Sipas 45-vjeçarit, për Shqipërinë janë dy mundësi për zhvillim, turizmi dhe bujqësia. Ndaj, thotë ai që në treg mos ketë më produkte bulmeti me niseshte apo vaj palme në vend të gjalpit, duhet të jepet më shumë mbështetje për fermerët që si ai nuk kanë marrë rrugën e emigrimit, por zgjodhën të qëndrojnë e madje edhe të jetojnë në fshat.

Top Channel