Gjendet trupi i dekompozuar i një 48-vjeçareje në Ndroq, dyshimet e para

26/03/2023 13:04
Foto Ilustruese

Një trup i dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje, Ndroq.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se mbetjet mortore i përkasin një 48-vjeçareje me inicialet Dh.D, banuese në Tiranë. Shtetasja, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, është shpallur në kërkim në datë 14 mars nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA