Autobusi u përmbys duke marrë përpara dy mjete të tjera, detaje nga aksidenti në Tiranë/ Shoferi jep deklaratën në polici: Nuk arrita dot…

26/03/2023 17:43

Autobusët urbanë vijojnë të shkaktojnë aksidente në kryeqytet, ku më i fundit është shënuar tek rruga e Elbasanit.

Një autobus që vinte nga Kërraba humbi drejtimin dhe u përmbys në rrugë, duke marrë përpara dy makina të tjera.

Si pasoje e aksidentit të rëndë tre persona mbetën të lënduar. Të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici menjëherë pas aksidentit. Gentjan Qosja ka deklaruar se nuk ka arritur të mbajë kontrollin e autobusit teksa po udhëtonte në rrugën e pjerrët, pak pasi kaloi Pallatin e brigadave.

Nga verifikimet e kryera në terren nga ekspertet ka rezultuar se 42-vjeçari nuk ka përdorur alkool dhe nuk ka qenë me shpejtësi. Burimet për Top Channel bëjnë me dije se autobusi ka qenë me të gjitha letrat në rregull, brenda shpejtësisë dhe shoferi ka qenë me agjërim dhe është ndjere keq në momentin e aksidentit.

Si pasojë e këtij aksidenti rruga Tiranë-Elbasan për rreth dy orë qëndroi e bllokuar derisa u hoqën nga rruga mjetet e aksidentuara.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel