Aksident i rëndë në Tiranë/ Përmbyset autobusi, lëndohen tre pasagjerë! Përfshihen makina të tjera (Pamje)

26/03/2023 16:10

Një aksident ka ndodhur në zonën e Saukut, kur një autobus i linjës interurbane Tiranë-Krrabë ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 3 pasagjerë kanë mbetur të lënduar, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, autobusi në momentin e aksidentit është përplasur edhe me 2 mjete në rrugën e Elbasanit, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit Gentjan Qosja nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e ambulancës.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel