Një 44-vjeçar i quajtur Leonard Abdia është vënë në pranga pasi shpërndante doza kokaine në Tiranë

Ai është ndaluar në zonën e ish-Bllokut, ku gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje, 147 900 lekë të reja dhe 190 Euro, të dyshuara të përftuar nga ky aktivitet kriminal, një automjet dhe dy aparate celulare.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA