Tre shtetas të huaj që kishin ngelur në mes të detit në Vlorë me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt, janë shpëtuar nga policia.
Ata ishin nisur nga Kroacia drejt Turqisë, por mjeti i tyre lundrues pësoi defekt dhe e kishin të pamundur të vazhdonin drejt destinacionit të tyre.
Pasi mori njoftimin për ndihmë nga tre të huajt, policia kufitare e Vlorës i erdhi në ndihmë duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit.
Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përball derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turiqsë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj. Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.”- njoftoi policia.
Top Channel