Opozita kërkon mocion me debat për raportin e DASH, Balla: Bëjeni sipas procedurës dhe hajde flasim!

23/03/2023 11:04

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla than në Kuvend se në seancën e sotme plenare nuk  mund të zhvillohet mocioni me debat për raportin e DASH të kërkuar nga opozita, pasi kërkesa duhet bërë sipas procedurës.

Ai tha se mazhoranca është e hapur për mocion debat dhe Kuvendi duhet të diskutojë edhe për vendimin e SHBA për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Zonja kryetare, nuk jemi para një kërkese për mocion debat, sepse nuk na ka ardhur një kërkesë e tillë. Neni e parashikon qartë, këtu ka një kërkesë për  ndryshim të rendit të ditës, për të përfshirë diçka që nuk ekziston. Nëse ju ka çuar nëna të lani gojën, hajdeni, por nëse doni mocion debat, ne përcaktojmë kohën dhe ne duam të flasim për shumë gjetje të DASH. Duhet të kishim diskutuar për shpalljen non-grata nga DASH të një anëtari të kuvendit, këtu s’bëhet fjalë a do votojmë, këtu s’ka ardhur kërkesë për mocion debat dhe pasi ta kishte shqyrtuar, publiku na sheh dhe gjykon. Me debatin për çështjen McGonigal dhe në fund polli një mi. Ngelëm vetëm ne, ju që kërkuar mocion me debat ikët. Sapo morët vësh që jemi të gatshëm ta zhvillojmë mocionin me debat, edhe çështjen edhe vendimin e DASH. Kur nuk na pëlqen Blinken e çojmë në gjykatë, e çojmë në Paris. Këtu kryetare kujtoj që kemi një debat tjetër për të zhvilluar. Të zhvillojmë një debat për procesin e integrimit, ja pra që kemi shumë çështje për të debatuar, por këto nuk prekin punën normale të Kuvendit. Sot Kuvendi ka një sërë çështjesh për të diskutuar dhe votuar”- tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA