Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi kërcënoi me armë familjen e tij.

Autori J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij me kallashnikov.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje. Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat. Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel