Moska nuk ndal truket e vjetra, aeroplani luftarak rus shënjestron dy bombardues amerikanë mbi Detin Baltik (VIDEO)

21/03/2023 18:47

Pamjet që shikoni më sipër janë momenti kur një aeroplan luftarak rus tenton të mbërthejë gjatë kursit dy bombardues amerikan që bartin armë bërthamore, ndërsa ishin duke fluturuar mbi Detin Baltik.

Përmes një prononcimi për mediet, ministri rus i Mbrojtjes ka sqaruar se aeroplani i tyre Su-35 ishte “takuar” me dy bombarduesit amerikan B-52 që po fluturonin “në drejtim të kufirit rus”, por këto pretendime janë mohuar në mënyrë kategorike nga Uashingtoni.
Bëhet fjalë për Tupolev Tu-95 MS që kanë aftësi të bartin armë bërthamore,kurse Moska pretendon se ata rregullisht fluturojnë mbi ujërat ndërkombëtare në Arktik, Atlantik dhe Paqësor.
Interceptimi i luftarakëve amerikane dhe atyre ruse është bërë i shpeshtë kohëve të fundit. Disa ditë më parë dy aeroplanë luftarakë rusë rrëzuan një dron të ushtrisë amerikane. Në fillim Moska e mohoi duke thënë se nuk ka pasur kontakt fizik mes tyre, por Uashingtoni publikoi pamjet për të dëshmuar të kundërtën.
Në materialin filmik shihej sesi aeroplani rus fillimisht i hedhë karburant sipër dronit, dhe më pas e godet me bisht në helikë – duke e detyruar operatorin e dronit ta rrëzojë në ujë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel