“Kemi raste të komplikuara me variçelë”, pediatrja i bën thirrje prindërve për higjienën e fëmijëve

21/03/2023 10:30

Sonila Brati, mjeke pediatre ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel”, ku ka folur rreth shëndetit të fëmijëve gjatë kësaj periudhe, virozat, mjekimi që duhen marrë dhe kujdesi që duhet të tregojnë prindërit në këto situata.

Ajo tregon se një nga sëmundjet virale e përhapur në këtë periudhë është edhe variçela ose ndryshe lija e dhenve. Sipas mjekes kjo sëmundje është mirë të kalohet në moshë sa më të vogël që mos ketë komplikacione të mëdha. Kujdes kryesor gjatë kësaj kohe duhet të jetë higjiena, larja e duarve dhe prerja e thonjve.

Brati ka treguar se në vendin e saj të punës kanë ardhur dhe raste të variçelës me komplikacione, prandaj është shumë e rëndësishme kujdesi dhe vëmendja e prindërve.

Sonila Brati: Variçela është një sëmundje virale e cila e mira është të kalohet në moshën e hershme, në moshën e çerdheve dhe kopshteve. Duhet kaluar në moshë të hershme se probabiliteti nëse e kalon në moshë të madhe dhe efektet anësore apo problematikat që mund të kenë, mund të jenë të rritura. Është një periudhë që ne kemi shtim të rasteve me varçelë.

E kemi pasur këtë edhe në periudhën e vitit të kaluar, pra mund të them që variçela ka periudha të caktuara që shfaqet, ka përudha që janë më pak evidente, por kjo është periudha që ne vërejmë fëmijë që vijë kryesisht të çerdheve dhe të kopshteve që kanë këto probleme.

Fillon me temperaturë, fillon me ekzantema makulopapuloze, ka atë periudhën e vetë të inkubacionit, 14-21 ditë. Absolutisht nuk do antibiotikë sepse është një patologji virale e cila në të shumtën e rasteve kalohet me ato elementët e nevojshëm që mund të jetë një pudër për trupin, një antistaminik për qetësimin e të kruarave. Në fakt nëse nuk trajtohet mirë nga pediatri dhe nëse ka temperaturë që mund të shkojë ditë, komplikacionet mund të jenë realisht të vështira, sepse 3 janë në fakt komplikacionet që varicela jep që është encefaliti, pra prekja e cipave të trurit dhe komplikimi në tru, është piodermia, infeksionet e lëkurës.

Ne i themi prindërve sa herë që higjiena e duarve dhe prerja e thonjtëve është një ndër elementët më të rëndësishëm që duhet bërë dhe bronkopneumonia pse pneumonia. Komplikime me variçelën aty ku unë punoj, kemi pasur.

Pra fëmijë që kanë shkuar gjatë me temperaturë, që përveç temperaturës është mbivendosur pastaj edhe një tjetër infeksion që është ai bakterial. Kështu që prindërit duhet të bëjnë kujdes dhe nuk duhet të neglizhojnë përvese simptomat dhe kontakti me mjekun pediatër duhet të jetë shumë i rëndësishëm.

Top Channel