Foto Ilustruese

Një shtetas spanjoll ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të marte pasi u dëmtua me mjet prerës në dush.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur na ambientet e një hoteli në Karavasta, dhe viktima është një 47-vjeçar me inicialet F. C..

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast”- thuhet në njoftim.

Top Channel