Një 31 vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia i cili dyshohet ka dhunuar në mënyrë sistematike dhe kërcënuar me armë zjarri vëllanë dhe dajën e tij për motive të dobëta.

Policia pasi ka marrë njoftimin se një shtetas mbante armë zjarrin në banesë dhe kërcënonte familjen e tij, bënë të mundur menjëherë kapjen e tij në flagrancë duke parandaluar kështu një ngjarje të rëndë kriminale në familje. 31-vjeçari është dënuar dhe më parë për vjedhje.

Në banesën e tij  janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.

Të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel